Rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI