-Nga e hëna asnjë orar, asnjë radhë, asnjë hap drejt një zyre shteti, po një klik tek e-Albania dhe shteti vjen tek ti me dokumentin e kërkuar.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot, se nga 1 maji vërtetimet si Punëkërkues dhe Lejet e Punës, online në e-Albania do të ofrohen me vulë ose nënshkrim elektronik online.
“Asnjë minutë e humbur më shumë për të marrë vërtetime në shtet”, shprehet Rama teksa thekson se, “një klik në e-Albania dhe vërtetimi vjen tek kërkuesi”.
Qeveria ka ndërmarrë revolucionin digjital dhe përmes platformës e-Albania nga 14 shërbime që ofronte dikur online, sot mundëson 1225 shërbime publike ose 95 % e tyre.
Në total janë 2,5 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruara, që marrin shërbime të përditshme, ku mesatarisht brenda një dite pune u shërbehet rreth 2,000 qytetarëve dhe ofrohen rreth 50,000 shërbime.
Suksesin e këtij transformimi e kanë konfirmuar institucione dhe raporte ndërkombëtare si BERZH, Sigma, DASH, OKB dhe BE që rendisin Shqipërinë të parën në rajon për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI