SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Autobusi i aksidentuar në Lanë mund të qëndrojë si instalacion(Shije shqiptare…)

 Autobusi i linjës së unazës së Tiranës vijon të qëndrojë në lumin Lana në kryeqytet pas aksidentit të mbrëmshëm.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur pas aksidentit theksoi se “fatmirësisht aksidenti më i çuditshëm në një shekull kryeqytet, qe pa pasoja për jetën”.

Por, ai ka pyetur qytetarët nëse kanë dëshirë që autobusi i linjës së “Unazës” të lihet si një instalacion për kujdesin në timon dhe si një urë alternative.

“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë veta propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë. Si mendon shumica?”, shkroi Veliaj në Twitter.///

error: