SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sezoni turistik në  Sarandë çelet zyrtarisht më 21 Maj, bashkë me Festën e Midhjes.

Nga Mërkur VANOVA

Sezoni turistik çelet zyrtarisht më 21 Maj. Më në fund, kjo u bë e ditur nga numri NJË I Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të 29 prillit në Ksamil.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa këshilltarëve Gurma, duket se I ka dhënë rastësisht përgjigje  edhe faktit se Festa e Midhjes, do të jetë pjesë integrale e Ditës së çeljes së sezonit turistik 2022.

Kjo përgjigje duket se i dha fund edhe dilemave:

1. Do ta mbante Bashkia e Sarandës Festën e  Midhjes, (inicuar dikur, në mandatin lokal të  ‘qeverisjes’ nga Stefan Çipa?)

2. Do ta zhvendoste në Ksamil? 3. Apo, do ta linte në harresë, sipas sindromit tipologjik shqiptar: ‘historia nis nga unë’ !?

Nga kjo mbledhje, publiku dhe komuniteti e biznesi turistik  si në Sarandë edhe në Ksamil, morën disa përgjigje për pikëpyetjet që hidhen e priten nëpër tavolina.

Por këshilltarët (PAKËZ prej TYRE), bënë edhe ndonjë propozim dhe mësuan të rejat që do të paraprijnë Datën e Çeljes si një Datëfestë lokale.

Mësohet se për shëmbull iu kërkua Kryetarit të Bashkisë Gurma që me këtë ‘sebep’:

-Ndërsa Kalendari I aktivitetve kulturore, artistike e sportive  tashmë është hartuar, PËRSE të mos afishihen veprimtaritë në një tabelë të madhe publike në SHQIP dhe ANGLISHT diku në qendër të qytetit, po përse jo, edhe në Shëtitoren së cilës po I gëzohen jo vetëm banorët vendas  po edhe turistët shqiptarë dhe të huaj që frekuentojnë këtë destinacion turistik.

(Në fakt ky propozim kreut të Bashksë Gurma I është paraqitur edhe herë të tjera . Përfshirë edhe ato takimet e famshme ….1000 vjet më parë…. me Grupin/Komisionin/ e dikurshëm Këshillimor pranë Kryetarit, me 40 (dyzet) intelektualë (-jo 40 Shënjtorë)  të Sarandës, nga fusha të ndryshme.)

– Që Shëtitorja e re e Sarandës, të ketë një rregullore përdorimi. (Sot shikon sesi ne pjesën, diku pranë Qendrës Polivalente të të Moshuarve, ka ndotje nga vajërat e varvolinat e makinave, qe të kujtojnë oborret e dikurshme të ish SMT -ve , ne kohën e kooperativave bolshevike, etj,.)

Këshilltarët e nderuar mësuan se rruga e Flamurit, do të bëhët parkim me pagesë, sukurse edhe disa pjesë ta akseve rrugore që do të vlerësohen nga një komision bashkiak;  në kushtet e mungeses së një parkimi të madh nëntokësor të cilit I ka ardhur koha.

Sa për merakun e keshilltarëve te nderuar që lidhet me menaxhimin financiar dhe ‘fjalet e liga’ se nje pjejse e parave kalojne me lidhje ‘te shkurter’, dmth per raportin bileta-para-bashki (ose xhep); te t’i monitorojne rojet’ e besuar !

– Po keshilltaret e respektuar, kanë seriozisht te drejte, kur thone se disa biznese ne qytet, okupojne më shume vende para portave te magazinave të aktivitetit të tyre. (Askush nuk e ze ne goje faktin qe ne Sarande ka klube qe okupojne pa asnje pagese vjetpre vende parkimi para kioskes se tyre, para dyqanit te tyre. (Edhe ata qe kane “sinjalistike origjinale” ne qytetin turisitik. dmth se jane ‘vende te zena’: me vendosje karrigesh, stolash, divanesh….dhe here-here edhe vazo me lule sa një fuçi djathi!….

-Po ka,- thane ne Keshillin Bashkiak te 29 prillit , -edhe subjekte tregtare qe nuk mund të okupojnë (pushtojë/zaptojnë) 2-4-6 vende parkimi., kur makinat që hyjnë në qytet, marrin gjoba nga policia duke e shndërruar cdo ditë të vitit, ‘ditë me të korra të bollshme në gjoba’. Ose sipas sloganit te dikurshëm: Polici , me duart plot ( gjoba) dhe ballin lart!

-Nga kalendari i aktiviteteve përgjatë sezonit sikurse deklaroi Gurma , disa veprimtari do të qarkullojnë edhe në Ksamil si një destinacion i rendësishëm turistik, etj,.

Sa për idenë e bashkëpunimit me bashkinë homologe të Korfuzit fqinj, (e para bashki e huaj pas viteve ’90 me të cilën është binjakëzuar Saranda;) publiku në Sarandë dhe turistët që do te vijnë enkas; do të prisnin jo pa interes ndoshta edhe  performancën e ndonjë orkestre frymore (nga të famshmet formacione të këtij lloji, te fqinjëve tanë, 28 minuta larg, me tragetin e linjës  “Delfin”.

Bashkia do ta paraprije kete vit çeljen e sezonit edhe me nje konference mbi turizmin e integruar me sloganin: “Bashkë, pa kufij territorialë, pa kufij sezonalë“. Në LIvadhja të Finiqit.

Në fund të fundit, çdo gjetje e bukur që I shërben zhvillimeve turistike dhe ekonomike të Sarandës, është e mirëpritur nga të gjithë/SARANDANEWS.AL///

error: