– Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid kritikoi ashpër sot homologun e tij rus Sergei Lavrov, i cili deklaroi se ”Hitleri kishte gjak hebre”, ndërkohë që thërriti edhe ambasadorin rus ”për sqarime”.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, shteti hebre është përpjekur të ruajë një ekuilibër delikat midis Kievit dhe Moskës, por komentet e Lavrovit në një stacion televiziv italian, dje, shkaktuan zemërim.
”Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bën këtë argument: si mund të jetë i pranishëm nazizmi (në Ukrainë) nëse ai vetë është hebre”, tha Lavrov, fjalët e të cilit u transkriptuan në faqen e Ministrisë së Jashtme ruse. ”Mund të gaboj, por Hitleri kishte edhe gjak hebre”, shtoi Lavrov.
”Konsideratat e ministrit Lavrov janë në të njëjtën kohë skandaloze, të pafalshme dhe një gabim i tmerrshëm historik”, tha në një deklaratë të shkurtër për shtyp Yair Lapid.
Ai theksoi se ambasadori rus në Izrael ishte thërritur ”për sqarime”. Presidenti i ”Yad Vachem”, memoriali i Holokaustit të Izraelit, Dani Dayan, gjithashtu dënoi deklaratat e Lavrovit duke thënë se ato ishin “të pabaza, të gabuara dhe të rrezikshme, që meritojnë dënim”.
Në një fjalim në fund të marsit për anëtarët e zgjedhur të Parlamentit izraelit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Izraelit të bëjë një zgjedhje duke mbështetur Ukrainën kundër Rusisë dhe i kërkoi shtetit hebre që t’i sigurojë armë.
”Izraeli ka furnizuar veçanërisht me pajisje mbrojtëse Ukrainën, por kohët e fundit nuk e ka furnizuar vendin me armë”, thanë zyrtarët izraelitë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI