Bashkia Memaliaj, në nderim të kujtimit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërtoi 2 rrugë të kësaj bashkie, me emrat e dy Dëshmorëve, Ilirjan Kalemi dhe Kastriot Çiçi.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e bashkisë Memaliaj, ku morën pjesë përfaqësues nga pushteti vendor, familjarë të Dëshmorëve dhe drejtues të Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Në këtë ceremoni u vlerësua vepra heroike dhe akti sublim i 2 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Kryetari i Bashkisë, Gjolek Guci ka përgëzuar nismën e ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili i ka kushtuar një rëndësi të veçantë nderimit të kujtimit të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, me propozimin për të emërtuar rrugët e qytetit, me emrat e tyre.
Gjithashtu, shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë ka falënderuar drejtuesit e pushtetit vendor, për bashkëpunimin e treguar për emërtimin e 2 rrugëve në territorin e kësaj bashkie, me emrat e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, Ilirjan Kalemi dhe Kastriot Çiçi, të cilët do të mbeten përjetësisht shembull frymëzimi për brezat e rinj.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI