SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vdekja e të riut në komisariat. Berisha i ndez qiri Ramës: Shumë shpejt protesta kundër vjedhjeve të pronave publike

Sali Berisha zbriti sot para godinës së Kryeministrisë për një protestë të heshtur për vdekjen e të riut Ilvi Meta në komisariatin e Kavajës.

Ai ndezi një qiri në shkallët e godinës ku ka zyrën Edi Rama.

Por heshtjen e theu shpejt, madje dhe me akuza ndaj policisë.  Sipas tij, shkak i ngjarjeve tragjike të përsëritura në komisariate është rekrutimi i militantëve socialistë brenda radhëve të uniformave blu.

Sali Berisha: Është një protestë e heshtur ndaj vdekjeve të të rinjve në qelitë e narkokomisariateve të narkopolicisë shqiptare. Çdo qytetar i këtij vendi që shoqërohet apo ndalohet në një institucion të vuajtjes së dënimit apo në komisariatet e policisë ka të garantuar me ligj jetën, paprekshmërinë dhe dinjitetin e tij. Kjo është për çdo vend të lirë. Kurse në Shqipëri është një seri tragjike të rinjsh të cilët hyjnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i fundit i Ilvi Metës në Kavajë është një rast tragjik që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar. U shoqërua në polici me një vendim gjykate dhe brenda disa orëve del nga komisariati në arkivol.

Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte kurrë të humbiste jetën në institucionet shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rrezaton në të gjitha institucionet. Shkaku më themelor i këtyre vdekjeve, vrasjeve apo vetëvrasjeve në qeli që në të dy rrethanat janë shtetërore se nuk mund të ndodhin sipas ligjit dhe rregullave as vrasje dhe as vetëvrasje në qeli, shkak kryesor është rekrutimi në policinë e shtetit i pengmarrësve, përdhunuesve, grabitësve dhe vrasësve ordinerë. Kanë moralin e narkoqeveritarëve të sotëm.

Në këto qeli përshtaten praktika, qëndrime çnjerëzore. Organizuam këtë protestë të mënjëhershme, të heshtur për të tërhequr vëmendjen ndaj kësaj situate dramatike. Është treguesi më i dhimbshëm por shkelja e lirive dhe të drejtave në këtë vend është universale.Kjo lidhet me një fakt siç kanë faktuar dokumentat zyrtare. Kjo qeveri funksionon si një organizatë kriminale që plaçkit këta qytetarë me firma, dokumnete, vendime, rregullore çdo ditë. U faktua se Edi Rama në kundërshtim me çdo ligj aplikoi procedurën e negociatave të mbyllura për incineratorët. Don Agaçi në vend që të ndalonte dhe zbatonte ligjin i gjeti nofka kësaj procedure për tu firmosur. Në asnjë vend të botës përveçse në luftë nuk mund të firmosen 10 dokumentat zyrtare qeveritare në një ditë.///

error: