SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetët, ministrat, biznesmenët, ja sa do paguajnë çdo muaj në arkën e PS-së

Asambleja e PS-së ka miratuar te shtunen një vendim për kuotat mujore që duhet të paguajnë anëtarët e partisë për këtë vit. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari i News 24, Ergys Gjençaj, rezulton se biznesmenët anëtarë partie kanë “gjobën” më të madhe për të paguar. Ata do të derdhin çdo muaj, deri në dhjetor nga 8 mijë lekë të reja.

Një “gjobë” jo dhe aq të vogël kanë për të paguar edhe ministrat dhe deputetët, të cilët duhet të çojnë në arkën e partisë nga 7 mijë lekë në muaj. Të punësuarit, anëtarë partie do të paguajnë nga 250 lekë deri në 2500 lekë në varësi të të ardhurave që kanë, ndërsa studentë, pensionistë dhe punonjës fshati kanë një kuotë simbolike prej 50 lekë në muaj për të paguar.////

error: