Triporti do të jetë porti më i ri modern i ndërtuar në zonën e Vlorës, i cili do të jetë i integruar, duke ofruar të gjitha shërbimet komerciale bazuar në kalatat e reja që do të ndërtohen atje, duke akomoduar edhe pjesën e peshkimit dhe mirëmbajtjen e anijeve, një pjesë e munguar deri sot, çka bënte që një pjesë e mirë e anijeve të çoheshin në Itali për riparim. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se Këshilli i Ministrave miratoi kontratën e koncesionit për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “portit të integruar” në Triport, Vlorë.
“Është një nga kontratat më të mira PPP që ne kemi arritur deri më sot dhe do të vihet në zbatim menjëherë pas publikimit në Fletore Zyrtare, pasi parashikohet që ky financim të nisë të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti të ketë përfunduar dhe të ketë nisur operimi. Shuma e financimit do të paguhet nga të ardhurat që vet porti do të krijojë”, deklaroi Balluku pas mbledhjes së qeverisë. “Deri atëherë, qeveria nuk do të ketë asnjë detyrim financiar”, tha ajo.
Porti i Integruar në Triport, Vlorë parashikohet të ndërtohet 9 km në Veri-Lindje të qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin e peshkimit të këtij qyteti të quajtur “Triport”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade