SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Prokurorët e gjyqtarët e përjashtuar nga Vetingu, Balla: KE rekomandon të nisë procedura penale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se, “Komisioni Evropian rekomandon të sigurohet që procedura penale të nisë në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të Vetingut”.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Balla u shpreh se, “sot më shumë se kurrë, jemi të vetëdijshëm se dita e Evropës merr një kuptim të veçantë, edhe për shkak të luftës, agresionit të pajustifikuar të Rusisë dhe Ukrainës, që ka sulmuar rëndë themelet e Evropës, sepse Bashkimi Evropian lindi vet si një projekt paqeje mes evropianëve dhe padyshim, si një aktor promovues i sigurisë në kontinentin tonë”.

“Nuk bie dakord, fatkeqësisht me ju dhe vazhdoj që ky është dështim i Bashkimit Evropian, i cili nuk varet nga ne. Unë besoj, shpresoj ato që tha presidenti Makron pardje, bashkë me kancelarin Scholz, për një ndryshim rrënjësor të mënyrës së vendimmarrjes në skakierën e Bashkimit Evropian dhe dhe për një qasje të re, për një anëtarësim të shpejtë  të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sikurse është zotuar kancelari Scholz, mendoj që ne të gjithë në të paktën, në Këshillin e parë Kombëtar të Integrimit pas këtyre zhvillimeve t’i themi gjërat siç janë”, tha Balla.

“Në progresraport thuhet, dhe po e lexoj fjalë për fjalë: Komisioni Evropian rekomandon të sigurohet që procedura penale të nisi në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut”, tha Balla.

“Ajo që po themi ne këto ditë është pikërisht kjo, detyrat e shtëpisë që na ka vendosur  Komisioni Evropian, t’i bëjmë në mënyrë intensive dhe të menjëhershme, dhe  besoj që në takimet e ardhshme edhe drejtuesit e prokurorisë edhe drejtuesit e prokurorisë special antikorrupsion, t’i marrin një për një sepse roli drejtues i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian është monitorimi i plotësimit të detyrave që na janë vendosur nga Komisioni Evropian”, theksoi Balla.

“Në këtë proces është shumë i përfshirë edhe Kuvendi i Shqipërisë, dhe besoj që jemi të gjithë dakord që të paktën për pjesën që mbulon për luftën kundër pastrimit të parave janë rritur në një kohë rekord, të plotësojmë të gjithë  legjislacionin dhe le të plotësojmë të gjitha detyrat që u vendosen nga Moneyval-i, përsa i përket legjislacionit”, tha Balla. ///

error: