Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Sarandë, Sh. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, K. Q., 51 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
3 personat janë arrestuar pasi janë konstatuar duke ndërtuar një platformë metalike, pa lejen e organeve kompetente, në lagjen nr.3 Ksamil, Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.