Një 36-vjeçar që transportonte emigrantë të paligjshëm është arrestuar nga policia. L.D. 36 vjeç nga Peshkopia u kap në aksin Tepelenë-Memaliaj duke transportuar me makinën e tij tip Ford 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ai u arrestua nga Policia e Gjirokastrës dhe akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI