SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM: Sarandë.Të tjerë mbjellin, të tjerë i shkulin…!

Nga Xhina JORGA

Të tjerë i mbjellin, të tjerë i shkulin lulet e lulishteve! Kjo ndodh ende në Sarandë duke na habitur të gjithëve .

I keni parë sesi duarartat e  sektorit të gjelbërimit kanë qëndisur  lulishtet me fantazi, përkushtim dhe dashuri? Me siguri, po.

 I ideon këto lulishte, njeriu i apsionuar i gjelbërimit, specialisti Jashar Bello.  Herë fantazon e bën flutura me lule që të mbushin me gëzim tek kalon pranë tyre dhe të ndryshojnë gjendejen shpirtërore, shqiptar apo I huaj qofsh.

Herë ideon orën me akrepa që “ecin” mbi prushin e luleve shumengjyrëshe.…E plot metafora të tjera.

Por nuk i keni parë të tjerat duar…..Duar që shkojnë  e i shkulin natën.!

Fatkeqësisht kështu ndodh.Një qytet, qoftë edhe turistik siç ëshët Saranda, duket se ka në ‘gjeografinë’ e vet sociale edhe vjedhës, endacakë, kopukë, etj,.

Si çdo qytet në fund të fundit.  Por Saranda me ‘kampionët’ e vjedhjes së luleve ose prishjes së lulishteve të bukura, duket se është një hap më lart të tjerëve….

-I rimbjellim disa herë se na I vjedhin! Dhe , i rimbjellim përsëri!.—tha për SARANDANEWS.AL,  një punonjëse nga të gjelbërimit .

“Ata që shkulin lulet, kanë mesa duket një problem jo vetëm me sytë te cilët u dhembin, u therin, tek shikojnë të bukurën…por edhe me ‘qelemendrenë”, domethënë me kapakun e kokës!-….na tha një peshkatar.

Dhe na dukets e “diagnoza” e vendosur prej tij është pothuaj e saktë!…/SARANDANEWS.AL…

error: