Pika e Llogoras, një nga vendet më të bukura me pamje madhështore që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar tërësisht.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro postoi video dhe pamje se si ishte dhe sesi është shndërruar sot.

“Në pikën panoramike të Llogorasë që shërben po ashtu për nisjen e parashutave është pastruar gjithçka dhe janë hequr vjetërsirat që shëmtonin zonën. Muret u lyen, koshat u vunë. Vetë e kemi në dorë që t’i japim përparësi estetikës dhe jo dëshirës për të shgarravitur aty ku sapo pastruam e për të hedhur mbetjet kuturu”, shprehet ajo.
Kumbaro i bën apel qytetarëve që vizitojnë jugun të mos zhgaravisi dhe të mos hedhin mbeturina, por të bëjnë vetëm foto.

“Tani të ka lezet shpirti të bësh fotografi e të shplodhesh në majë të Llogorasë ku është pastruar zona dhe janë fshirë gjithë shkrimet e pakuptimta që shëmtonin pamjen. E vetmja kërkesë për ju që do të vizitoni jugun: asnjë shkarravitje, asnjë mbeturinë të hedhur në tokë. Vetëm foto për kujtime të bukura”, shprehet Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI