Koleksioni shqiptar RETRO çel sezonin veror në Sarandë. RETRO Tour iu bashkua formulës magjike det-diell dhe dashuri duke ftuar qytetarët të marrin esencën e të pushuarit në bregdetin tonë marramendës.
Kryeministri Edi Rama publikoi foto nga koleksioni Retro në Sarandë.
Ndërkohë Retro ka hapur në rrjetin social “Facebook” konkursin për mjetin më të bukur ndër perlat e automobilizmit që gjenden të ekspozuara në shëtitoren e Sarandës këtë fundjavë.
Publiku voton duke bërë like dhe share foton e mjetit të preferuar, ndërsa vizitorët sodisin mjetet të cilat janë të numëruara dhe më pas votojnë pranë Punishtes së Targave Suvenir, që u shtohen votave të publikut online. Çdo koleksionist voton, me përjashtim të mjetit personal./ata///
ME SHUME LAJME
Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature
Saranda vijon të tërheqë mijëra turistë, vlerësohet deti, mikpritja dhe çmimet
Si hyri gjirokastriti Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI