Me rastin e 4 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësim për punën dhe misionin e tyre.
Kryeminisitri publikoi një fotoalbum, duke theksuar se falënderon të gjithë zjarrfikësit shqiptarë.
“4 Maji, është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve dhe gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë zjarrëfikësit shqiptarë për punën dhe sakrificat që bëjnë për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari a komuniteti në nevojë, sidomos gjatë kësaj periudhe sfiduese të emergjencës COVID19!”, thuhet në mesazh.
Ndërkaq, Kryeministri ndau edhe të dhënat e DPSHTRR-së.
Zjarrëfikësja ZIS 150, me patentë sovjetike, prodhuar me licencë të ZIS në Kinë me emrin Jieng Fang CA10 prej vitit 1965. Në Shqipëri i shërbeu Ushtrisë nga viti 1967. Mjeti RETRO ka impiante origjinale dhe u restaurua nga Mehdi Halilaj (dhe ekipi i tij) për koleksionin RON & Koleksionin e parë Zyrtar Shqiptar RETRO.
“Vite punë, orë pune pa fund për t’ia rikthyer publikut siç ka qenë në ditën e parë kur ka dalë në shërbim! Investim privat nga koleksionisti Arben Prrenjasi enkas për eventin N’Gaz, Nata Gala Retro dhe 20-vjetori i DPSHTRR!”, thuhet në material.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI