-Është përmbullur Java kulturore “Ali Pashë Tepelena” në qytetin që I dha mbiemrin e famshëm. Një vepritmari e inicuar si edicion i 5-të e cila erdhi si bashkëpunim I Bashksië se Tepelenës me Akademinë e Shkencave, Muzeun Kombëtar, Arkivin Qëndror të Shtetit, Universitetin Europian, etj,.

Një simpozium I veçantë I zhvillua në mjediset e jashte të kështjellës së Ali Pashës, I cli u çel nga kryebashkiaku Tërmet Peçi. “Jehona e lavdise së Ali Pashës ushton ende bedenave të 40 kështjellave, rrugëve, urave dhe ujësjellësave që ai ndërtoi. Duke vlerësuar e nderuar figurën e Ali Pashës, ne shkojmë në gjurmët e rilindësave ashtu sikurse e konceptonte Faik Konica: “Për të njohur më mirë jetën e punët e Ali Pashë, duhen lexuar nja 10 libra anglisht, nja pesë a gjashtë greqisht, nja tre a katër frëngjisht. Por, nëse nuk e respektoni…mos gjykoni punët që si dini”.-u shpreh Peçi.



Për rivlerësimin me fakte të reja të sjella nga arkivat turke, greke , veneciane, britanike ,etj,. hodhën dritë në këtë simpozium studjuesi i njohur, alipashologu, Irakli Koçollari, profesor në Universiteti Evropian, Dorian Koçi drejtori Muzeut Kombëtar, Ardit Bido, drejtor I Arkivit ,etj,.


Sipas prof.Irakli Koçollarit ne nuk kemi nxjerrë në dritë as një të pesëdhejtën e kompleksitetit të figurës së Ali pashë Tepelenës. “ Ndër meritat e vecanta të këtij hegjemoni është se ai ishte pionieri i parë i nacionalizmit shqiptar.” .Duke iu referuara gjetjeve arkivore të tre viteve të fundti, Koçollari vuri në dukje:

“Historiografia zyrtare shqiptare, përcakton se Shqipëria u krijua si shtet i fundit në Ballkan. Por faktet e fundit ngrihen kundër këtij pretendimi.Ndërgjegja nacionale e shqiptarëe në Ballkan dhe fakti se lëvizja nacionale erdhi më pas në vite dhe për pasojë edhe shteti shqiptar u krijua I fundit.Dokumenat dhe shume prova të tjera dëshmojnë se ndërgjegja nacionale e shqiptarev nuk ka lindur e fundit në Ballkan, pas popujve te tjereë: serbë, bullgare, grekë,maqedonë, etj,. Ka me qindra dokumenta të Ali Pashës që flasin për këtë dhe ky hegjemon provoi të kundërtën e qëndrimit të historiografisë zyrtare shqiptare.-theksoi Koçollari.


“Ndërgjegjja kombëtare e shqiptarëve nuk ka lindur e fundit në Ballkan. Ali Pasha është i pari në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshje zyrtare me shtetin e Rusisë të asaj kohe, me Carin e Rusisë për shkëputje. Marrëveshe sekrete. Dhe i takon vitit 1798. Kur akoma s’u ka shkuar ndër mendje as serbëvë dhe as grekëve ideja e shkëputjes së sheteteve të tyre. Kemi gjetur në arkivat britanike se Aliu i kërkoi qeverisë britanike ta mbështesë në shkëoutjen nga Turqia. Të krijojë shtetin e tij të pavarur. Kabineti britanik nëpërmjet Lordit Nelson i ka dhënë njoftimin se “Kabineti qeveritar ka vendosur ta mbështesë idenë për krijimin e shtetit tuaj të pavarur duke gjetur një situatë të përshtatshme në Europë.” Pra, ideja e shkëputjes dhe lëvizjet konkrete të tij kanë qenë ne fundit të shekullit XVIII.”
Koçolloari përmendi gjithaahtu edhe disa kontribute të vecantë të Ali Pashës në zhvillimit urban dhe infrastrukturën në Tepeleë dhe pashallëkun e Janiëns.
Duke iu referura të dhënave arkivore,Koçollari hodhi dritë mbi disa të dhëa mbi zhvillimin urban dhe rolin e inginierëve dhe arkitektet nag Evropa që Aliu mobilizoi për ndërtimin e një infrastrukture më të madhe në Ballkanin e kohës ku ai jetoi.
“E mori qyteitn e Janinës sipas dokumentave, me 8000 banorë dhe kur ai u vra, ne shkurt 1822, qyteti i Janinës kishte 66000 banore, pothuaj aq sa ka edhe sot . Janina u bë një nga qendrat më zhvilluara ekonomike të Ballkanit.Ajo kishte vetëm 38 dyqane si qytet kur e mori dhe e la me 1180 dyqane, dhe qendra biznesi në tërësi. :-tha Koçollari
“Është njeriu që hapi shkollat e para. Sigurisht e para shkollë në Ballkanin jugor që është hapur është ajo e Bolanos dhe me pas u bë Zosimea ku u edukua dhe morën mësim gjithë Rlindasit tanë .Ëshët meritë e këtij njeriu.-vuri ne dukje Koçollari.

Sipas tij, biblioteka e parë e haur në Ballkanin qëndror dhe jugor, ishte ajo që hai Ali Pashë Tepelena.”,Ajo bibliotekë është restauruar tani dhe është brenda Kalasë së Janiëns, Në momentin që u hap, kishte 3800 libra .Për atë kohë, ishin shumë. Gjithashtu hapi për herë të parë shtëpinë e oficerave, e cila ruhet edhe sot në Janinë.dhe ruhet jashtëzakonisht mirë më atë strukturë të dikurshme. Ndërtoi godinën dhe sallën e madhe të Kavalerisë ku mësonin ushtarakët kalërimin. Edhe sot ajo mund të vazhdojë për funskionimin e mesimit për kavalerinë.-u shpreh studjuesi.
“Është njeriu që ndërtoi një strukturë të rëndësishme të infrastrukturës urbane rrugore të kohës. Pëtro Korcari ishte kryearkitekti i tij për fortifikime, kala, saraje të ndryshme, ura etj. Kalaja e Tepeleneës, kalaja e Gjirokatsrës, më 1813 u zgjerua nga e para nga Ali Pasha. Ajo e Porto Palermos u ndërtua nga e para,etj,.
Kemi gjetur kontrata të lidhura me inxhinierë e arkitentë evrpianë në shërbim të tij.-tha studjuesi. Duke folur për sarajet e tij brenda kalasë së Tepelenës (sot të shkatërruara), me dy shatërvane, ai tha se janë vlerësuar nga bashkëkohësit si më të bukurat në rajonin e Ballkanit, ndërtimi I kullave në Litharicë,(Janinë), ndërtimet e kalasë në Prevezë, plotësimet në kalanë e Janinës, një sërë urash janë produkt I punës së inxhinerëve, arkitektëve, mjeshtërve dhe padyshim edhe të vizionit të Ali Pashësm, -vuri në dukje prof.Koçollari . Arkitektët ishin gjermanë, italianë, francezë, vjenezë, etj,.

Duke folur për jehonën e Ali Pashës në Evropën e kohës, Koçollari përmendi se ai ishte njeriu që sipas Likut, nuk ka javë pa patur një artikull në gazetat e Evropës për atë. ,Janë 8 opera referuar figurës së tij ne operat e njohurua si La Skala, po edhe në Berlin, Amerikë, etj,. Ka monografi, artikuj për figurën komplekse të Ali pashë Tepelenës. Figura e tij është përmendur nga autorë të mirënjohur në botë si Gëte, Flober , Aleksandër Dyma, nga letersia bashkohore moderne( si Kadare) etj,etj,.-u theksua në simpoziumin shkencor në Tepelenës kushtuar Ali Pashë Tepelenës/SARANDANWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror