SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja e Sarandës,përcjell shqetësimin e qytetarëve: Kompanitë celulare po vjedhin qytetarët, AKEP-pse nuk flet?

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare paraqiti raportin vjetor në Kuvend. Ka qene deputetja e PD-së, Ina Zhupa qe kritikoi punën e bërë nga kreu i këtij institucioni Tomi Frashëri.

Konkretisht, një nga pikat ku Zhupa kërkoi reagimin ishte tregu i kompanive celulare.

“Ofertat e kompanive, shpejtësinë e internetit apo çmimet që paguajnë, të gjithë thonë se ka një bashkërendim mes kompanive për çmimet dhe ofertat që vendosin.

Nuk bashkërendim nga AKEP për ta ndaluar. AKEP nuk ka paraqitur asgjë në lidhje me këtë situatë. Duket se jetojmë në dy realitete të ndryshme. Qytetarët ankohen si zhduket oferta, si minutat nuk korrespondojnë,  kompanitë risin çmimet në mënyrë të unifikuar dhe janë qartësisht të dakordësuara, por si duket kjo nuk qenka vënë re. Kjo është një problem dhe AKEP duhet të përqendrohet për të pasur më shumë presion për rrjetet e kompanive celulare”-eshte shprehur Ina Zhupa me nje kurajo qe e karakterizon. Ndërhyrja e frekuencave  kufitare ishte një tjetër kritikë. “Sapo del në Llogora vjen mesazhi në telefon “mirë se erdhe në Greqi”.-tha Zhupa deputetja e Sarandes.///

error: