Pianisti i talentuar 9-vjeçar grek Stelios Kerasidis me anë të një videoje përcjell mesazhin kundër luftës, si dhe promovimin e monumenteve kulturore në Shqipëri.Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau në rrjetet sociale videon promovuese të pianistit Kerasidis.
“Një mesazh kundër luftës dhe promovim i shkëlqyer i Shqipërisë sonë të bukur nga pianistit 9-vjeçar grek Stelios Kerasidis, që po fiton zemrat e publikut në gjithë botën si “Moxarti i ri””, shprehet Margariti.
Në videon e pianistit të talentuar grek shfaqen kalaja e Gjirokastrës, qyteti antik i Butrintit, Apolonia, etj.
Me një piano të vendosur në amfiteatrin antik të Butrintit, Kerasidis interpreton një pjesë muzikore.
Pianisti 9-vjear Kerasidis është nderuar me çmimin e parë në “Grand prize virtuoso” të Vienna Musikverein, çmimin e parë në “Golden Classical Music Awards New York” dhe ka fituar një nga konkurset më të rëndësishme të pianos në Greqi. Stelios mori famë botërore me kompozimin e tij “Valsi i izolimit”, frymëzuar nga pandemia.Pianisti 9-vjeçar Stelios Kerasidis dha një koncert në Tiranë dy ditë më parë, në kuadër të Javës së Kulturës së Greqisë.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat