Rruga e re Kardhiq – Delvinë nuk është më një ëndërr 100-vjeçare por një realitet.
Në tunelin e Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, po kryhen punimet e fundit dhe brenda pak ditësh ky aks i ri do të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Rama shprehet se kjo vepër e bukur së shpejti pritet t’i vihet në shërbim Shqipërisë turistike për ta afruar edhe më shumë Sarandën këtë verë.
“Me një tjetër vepër të bukur brenda pak ditësh do të hapet duke u vendosur në shërbim Shqipërisë turistike, siç është Tuneli i Skërficës, përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë që do ta afrojë ndjeshëm Sarandën këtë verë”, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.