- 5 ditë pas arrestimit të noterit Aleko Anagnosti, zyra e tij e punës është përfshirë nga flakët, naten midis te dieles dhe te henes.
- Burime nga vendi i ngjarjes bene te ditur se persona të paidentifikuar kanë shqyer portën e zyrës gjatë natës dhe kanë djegur dokumentet. Nderkohe Anagnosti është në arrest me burg për 45 ditë derisa prokuroria të paraqesë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimin e pronave në Sarandë.

Sipas njoftimeve te organit te akuzes,, në skemën e tjetërsimit të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Një sipërfaqe prej 10 230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikimi iu dha dy biznesmenëve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimit të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë.//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI