Punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, janë drejt përfundimit.
Duke nisur nga data 2 korrik parashikohet që ky aks të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po betonohen metrat e fundit të tunelit, ndërsa paralelisht po vijon puna edhe për sistemin e ndriçimit dhe atë elektro-mekanik.

Ndërkohë, në të gjitha lotet e tjera të këtij aksi, pothuajse ka përfunduar edhe elementi i fundit, ai i vendosjes së sinjalistikës horizontale dhe vertikale të nevojshme.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje të këtij tuneli, ndërsa bëri të ditur se rruga e re Kardhiq-Delvinë, shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

“Me përfundimin e tunelit të Skërficës hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta”, u shpreh Rama./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI