Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore ka vendosur që të ndërhyjë nga ajri.
Për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia që i është përgjigjur kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.
“Për këtë qëllim një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia aktivizohet sot, herët në mëngjes për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri