Kryeministri Edi Rama në një konferncë për gazetarët nga Ohri tha se Kosova e ka vendin e saj në Ballkanin e Hapur dhe nuk ia zë askush. Ai shtoi se ftesa për Kosovën që ti bashkohet kësaj nisme mbetet e hapur.
Ndërkohë në lidhje me akuzat drejt BE, Rama shtoi se është fakt që unioni na ka zvarritur dhe nuk e mban fjalën në lidhje me procesin e integrimit.
Rama: Kosova është sovrane dhe i merr vendimet vetë për veten e vetë. Vendi për Kosovën në tryezë është aty, askush nuk e zë, askush se mbush dot nëse nuk e mbush vetë Kosova. Unë nuk dua të them asgjë më shumë se cfarë kam pasur për ti thënë e kam thene. Ftesa është e hapur por respektoj vendimin e autoriteteteve te Kosovës për të lënë vendin bosh.
Së pari nuk akuzoj BE. Përkundrazi unë jam një europian 100% i përkushtuar dhe vendosur si me BE dhe pa BE. Sa kohe që BE është projekti më I madh , është edhe destinacioni im dhe i yni. Nuk është akuzë, është fakt që BE na ka zvarritur, jep fjalën dhe nuk e mban për procesin e integrimit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI