Në Samitin e Ohrit për “Ballkanin e Hapur” u nënshkruan disa marrëveshje mes vendeve pjesëmarrëse.
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski nënshkruan marrëveshjen mbi bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor për njohjen e ndërsjelltë të diplomave të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nënshkroi së bashku me homologët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut memorandimin e mirëkuptimit për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit në turizëm me homologët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu tre vendet nënshkruan një memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes autoriteteve të tatimeve. Kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi nënshkroi marrëveshjen së bashku me homologët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI