41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë, ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës. Seanca gjyqësore është drejtuar nga Fatmir Ndreu. 41-vjeçari mësohet se ka pranuar se ka qenë ai autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim. Megjithatë ai nuk e ka treguar emrin e porositësit.
“Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”, mësohet të jetë shprehur Sinani.
Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu. Sinani rezulton i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 41-vjeçari e ka vënë zjarrin edhe në zyrën noteriale të Anagnostit. Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga avokati në ambientet e zyrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI