Policia e Gjirokastrës ka identifikuar dhe vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar, të cilët goditën me sende të forta punonjësin e Policisë të DVKM Gjirokastër Sokrat Muho, ditën e djeshme. Gjithashtu blutë kanë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë.
U arrestuan shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe G. R., 22 vjeç, banues në Sarandë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja.
Sokrat Muho, efektiv policie, u dhunua me sende të forta ditën e djeshme rreth orës 12:45 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër. Ai u godit me levë në kokë jashtë orarit të punës. Menjëherë u dërgua në spital ku mori ndihmën e parë mjekësore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI