– Kryeministri malazez Dritan Abazoviç pranoi ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar Kievin, njoftoi zyra e kryeministrit, sipas vijesti.me.
Siç edhe e pati paralajmëruar, Abazoviç ka hedhur idenë e një vizite të përbashkët në Kiev të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.
Sipas vijesti.me, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski kanë pranuar idenë e Abazoviçit dhe mbetet të bihet dakord për një datë. Gjatë bisedës telefonike me Zelenskin, kryeministri malazez theksoi se vendi i tij ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.Ai theksoi se ”Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”. Abazoviç nënvizoi gjithashtu se ”shpreson që Ukraina të marrë statusin kandidate për anëtarësim në BE” dhe se ”Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI