Punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, janë tashmë drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot përmes rrjeteve sociale, foto nga punimet në këtë kantier, një ndërhyrje, që sipas tij, “do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës”.


Segmenti rrugor Shijan-Ura e Gajdarit, i cili është vazhdimi i aksit Kardhiq-Delvinë, i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, për ta kthyer atë në parametrat e duhur.
Punimet përfshijnë zgjerimin, asfaltimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment.

Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i segmenteve rrugore, Ura e Gajdarit-Ura e Kranesë dhe Ura e Kranisë-Qafë Botë, duke bërë të mundur përmirësimin e aksesit me pikën kufitare të Qafë Botës.
Ashtu siç është vepruar edhe me akse të tjera të rëndësishme për sezonin turistik, edhe segmenti Shijan-Ura e Gajdarit do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve brenda muajit qershor, ndërsa shtresa e fundit e asfaltit dhe elementët e tjerë të sinjalistikës do të përfundojnë në muajin tetor të këtij viti.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI