Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e djeshme pamje mbresëlënëse të luginës së Vjosës në rubrikën “Beatiful Albania”, ndërsa paraditen e henes, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

“Vjosa, park kombëtar”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.



Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, Kryeministri Rama u shpreh se është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. 37 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, nata kur një qytet i ndarë rifitoi lirinë
ATHINË – Ulje emergjente e një avioni të linjës Izrael-SHBA
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!