Këngëtari i mirënjohur italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.
I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.
Fineldi: Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?
Albano Carrisi: Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.
Alketa Vejsiu: Histori e bukur.
Albano Carrisi: Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI