– Finalizohet operacioni policor i koduar “MDMA”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë. Goditet 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike MDMA, cannabis sativa dhe tableta ekstazi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, se një shtetas mbante droga të forta në vendin ku akomodohej, në Dhërmi, organizuan punën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 23 vjeç, banues në Lipjanë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi, një sasi lënde të dyshuar narkotike MDMA dhe një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat