-Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u nisën sot për një vizitë në Kiev, Ukrainë.
Rama dhe Abazoviç janë ftuar të vizitojnë Kievin nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe dy fotografi nga momenti i ngjitjes në avion.
Vizitën në Kiev, e paralajmëroi një ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili u shpreh se kishte hedhur idenë e një vizite të përbashkët në Kiev të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI