SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vëzhgim: ‘PLLAKAT E SARANDES’,’Monument Natyre”. E kush e di?

Nga Shkëlqim HAJNO

‘PLLAKAT E SARANDES’, prej vitit 2002, kane statusin “Monument Natyre” me nje VKM krahas Monumenteve te tjera te ketij rajoni.

Shpresohet qe diku te mbi 100 m linear vije bregdeti ne zonen e Pllakave,be Lagjen Nr.4, te ‘shpetoje ‘ nga grykesite per te vemdosur çadra dhe tenda dielli nepemjet çpimit me matrapik te ketij Monumenti Natyre.

Nisur nga ky rrezik, Agjencia AJMMI, me qender ne Sarande, pjese e shoqerise civile mjedisore ne Shqiperi, pati miresine pak vite me pare te instalonte dy tabele sinjalizuese per te treguar, se ende, ka mbetur nje siperfaqe e Pllakave pa u ‘pertypur”nga “nofullat e shkeljes se ligjit dhe ndertimet mbi zonen e mbrojtur…

Nje tabele e keputen dhe e hodhen ne det…..

Kenaqesi perverse…...

Edhe tjetra u keput gjithashtu nga duar barbare, por mesohet se me ndihmen e ndermarrjes se sherbimeve dhe te z.Rustem Duka, u rivendos dhe, kushdo, mund ta lexoje ne trotuarin e rruges prane lokal “Liku”.

Nderkohe qeveria shqiptare i ka perfshire pak kohe me pare krimet mjedisore si vepra penale.

Gjykojme se minimalisht, iventari i Bashkise Sarande, duhet t’i perfshije edhe keto asete, mjedisore, sikurse duhet me tabela sinjalistike, t’i nxjerre nga memeclleku disa pika atraktive si: Pema e piperit te Kuq mbjelle nga Poeti yne kombetar, Naim Frasheri prane ish barlulishtes “Butrinti”, Bunkeri perbri godines se Postes, ku vazhdimisht fotografohet nga turiste ,e tjera, pika ne Qytet qe lidhen me memorien urbane, por qe per shkak pavemendjes zyrtare , kane mbetur “pa zot”./sarandanews.al///

error: