SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: Bashkia koordinon masat për sezon të sigurtë dhe të mbështetur në shërbime publike

Nen drejtimin e kryebashkiakut Adrian Gurma u zhvillua nje takim informues dhe koordinues me policine vendore per masa sa me efektive për nje sezon turistik të sigurtë dhe të mbështetur në shërbime publike.

Përgatitja e destinacionit turistik dhe pritshmëritë për sezon të mbarë, nuk mund të plotësohen e të kuptohen, nëse nuk janë në të njëjtin nivel edhe shërbimet në funksion të pushuesve. Ky ishte nje nga thekset e nenvizuara nga Gurma ne takimin me perfaqesuesit e policise.

Turisti nuk e ndan komoditetin në akomodim dhe standartin në plazhe, nga siguria dhe qetësia që i ofrohet, apo nga cilësia e shërbimeve publike që mbështesin sezonin. Ky ishte fokusi u shqetesimit te kreut te bashkise, Adrian Gurma.

Ne kete takim pune ishin te pranaishem përfaqësues të Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashki. Mes tyre u diskutua për problematika që kanë shoqëruar sezonet e kaluar dhe u morën përgjegjësi konkrete për të mos u përsëritur ato dhe për përmbushjen e detyrave që përmban plani i masave për sezonin “Verë 2022”/sarandanews.al///.

error: