SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 18 qershor 2022

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës dhe kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug të territorit deri të dendura.

Në relievet malore në lindje dhe jug nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në mënyrë të izoluar këto reshje në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era hera-herës me rrahje deri në 10-13m/sek. Valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër18/33Diell re
Kukës13/28Diell re shi
Lezhë18/32Diell re
Dibër12/27Diell re shi
Durrës20/32Diell re
Tiranë19/34Diell re
Elbasan17/33Diell re
Berat15/34Diell re
Vlorë17/32Diell re
Korçë13/26Diell re shi
Gjirokastër15/32Diell re
Sarandë18/31Diell re
error: