Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Forumin IX Global në Azerbajxhan se një marrëveshje Serbi-Kosovë është jetësore, shumë e rëndësishme.
Sipas Berishës disa marrëveshje mes palëve të firmosura në Bruksel janë zbatuar, por disa të tjera të rëndësishme kanë mbetur thjesht në letër.
Ai theksoi se ka qenë një projekt për të ndryshuar kufijtë, projekt i mbështetur fuqimisht nga rusët, dhe kjo sipas Berishë po hapte kutinë e pandorës për rajonin.
“Në Bruksel kanë firmosur disa marrëveshje, disa janë zbatuar, disa mbetën në letër. Një iniciativë ka shkuar kot dhe ka dëmtuar procesin. Ka qenë një iniciativë për të ndryshuar kufijtë, thjesht me vija të pastra etnike për shkak të tri komunave serbe dhe tri shqiptare në jug të Serbisë. Një projekt i tillë i mbështetur fuqishëm nga rusët, po hapte kutinë e pandorës për rajonin, sepse një situatë e ngjashme etnike dhe gjeografike paraqitet në rajonin tonë ngado”, theksoi Berisha.
Ai theksoi se Vuçiç po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën, ndërsa kujtoi zotimin e Presidentit serb në parlament pak ditë më parë.
“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tri ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe. Millosheviç ishte lider i madh, por kreu disa gabime, po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën. Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu, e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon Serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.