Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë për takimin e radhës mes dy qeverive dhe u ndal në fabrikën e prodhimit të miellit dhe grurit, ku premtoi se do të heqin tarifat doganore, por nuk e dha në një datë.
Rama tha se nuk ka kuptim që të hiqen tarifat doganore me Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën. Kjo duket si një mënyrë që po përdor kryeministri për të afruar Kosovën në nismën e Ballkanit të Hapur.“Të mos mbetemi vetëm në kuadrin e takimit zyrtar politik, por edhe me atë që janë motori që lëviz shoqërinë dhe jetën ekonomike. Faleminderit për pritjen. Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimin dhe shkrirjen e pengesave të kufirit. Ne kemi bërë dhe një plan e do ta vëmë në lëvizje që të heqim të gjithë tarifat doganore me Kosovën. Do i heqim plotësisht, dëshirën e kemi të jetë bilaterale me qeverinë e Kosovës por ne do ta bëjmë. Nuk ka kuptim t’i heqim me Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovën. Do i heqim të gjitha përveç skanimit se nuk kemi çfarë ti bëjmë. Edhe nëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre