y qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë do të mblidhen sot për firmosjen e disa marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve. Ky takim vjen në vazhdën e atij të nëntorit 2021 që u organizua në Elbasan me ftesë të kryeministrit Rama.
Ndërkohë, sot në Prishtinë do të mbahet mbledhja e radhës, me ftesë të kryeministrit Kurti. Delegacioni shqiptar ka shkuar atje që dje, ndërsa sot janë nisur drejt vendit të takimit, me furgon. “Rrugës për në Prishtinë… Mbledhja e 8-të e dy qeverive”, shkruan ministrja Milva Ekonomi.
Axhenda:
Ceremonia zyrtare e pritjes
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI