Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të mërkurën e 22 qershorit ka inspektuar punimet që po bëhen për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit në Sarandë, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm zonen e rruges “Baba Rexhepi” ne Lagjen nr.4 dhe zonen Lugu i Dardhës.
Sipas ATSH-s aktualisht këto zona informale kanë mungesë të theksuar të furnizimit, një problematikë e mbartur ndër vite, ndërsa përmes këtij investimi synohet t’i jepet zgjidhje kësaj situate duke e përmirësuar ndjeshëm.
I pranishëm ishte edhe drejtor i Agjencisë Kombëtare te Ujësjellës -Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, Klevis Jahja. Këto zona informale, sipas Ballukut kanë mungesë të theksuar të furnizimit – një problematikë e mbartur ndër vite – ndërsa përmes këtij investimi synohet t’i jepet zgjidhje kësaj situate duke e përmirësuar ndjeshëm. Investimi perfshin edhe rehabilitimin e depos me një kapacitet prej 2 mijë metër kub, ndërsa po punohet për rrjetin e transmetimit dhe më pas atë të shpërndarjes.
“Pas këtij investimi do të rritet sasia e furnizimit me ujë për këto zona, të cilat vërtetë janë ndërtuar, por realisht kanë akoma potencial për tu zhvilluar dhe kjo infrastrukturë aktualisht i jep një mundësi zonës që të marrë të gjitha shërbimet me ujë. Investimi parashikon dhe lidhjen me sisteme matëse individuale, për të gjithë. Janë rreth 2 mijë familje dhe 200 biznese. Aktualisht flasim për 10-15 mijë banorë. Gjithashtu pjesë e investimi është parashikuar edhe një linjë transmetimi në Kodrën e Marinës e cila i paraprinë zhvillimit të zonës”, tha Jahja.
Balluku duke iu referuar investimeve në zonën e Sarandës, përmendi edhe përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në rrugën e pikës kufitare të Qafë Botës te cilat do të rrisin akoma edhe më shumë fluksin e vizitorëve duke nisur që ka ky sezon turistik.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI