Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se të ndodhur nën ndikimin e Anticiklonit Afrikan edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare. Në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë vranësirat hera-herës deri të dendura.
Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave por edhe rrebeshe dhe stuhi shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje deri në 4-7m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/34 | Diell pak re |
| Kukës | 18/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/33 | Diell pak re |
| Dibër | 18/31 | Diell re shi |
| Durrës | 20/33 | Diell pak re |
| Tiranë | 24/35 | Diell pak re |
| Elbasan | 19/36 | Diell pak re |
| Berat | 17/36 | Diell pak re |
| Vlorë | 21/35 | Diell pak re |
| Korçë | 18/31 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 18/35 | Diell pak re |
| Sarandë | 21/34 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI