Prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun!
Lajmin e bën me dije Agjencia e Zonave të Mbrojtura e cila sqaron se ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë.
Për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!
Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det!
Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!
“Me kërë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.
Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona”, thuhet në njoftimin e Agjencisë të Zonave të Mbrojtura në Shkodër!







ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI