Nga 1 korriku fillon zbatimi i gjobave për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe.
Lajmin e ka dhënë sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Kumbaro gjithashtu u shpreh se për pazaret e ditës duhen përdorur qeset prej letre, teksa u bëri thirrje qytetarëve t’u thonë jo qeseve plastike.
“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës! Dhe mos harro, nga 1 korriku fillon zbatimi i gjobave që ligji parashikon për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe! Prandaj thuaj jo qeseve plastike. Pastrojmë Shqipërinë”, theksoi Kumbaro.



ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI