– Në këto ditë të vështira për vendin dhe veçanërisht për mjekët që janë në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, solidariteti i qytetarëve dhe mirënjohja e tyre ndaj bluzave të bardha merr kuptim.
Por, këtë herë mirënjohja vjen nga radhët e këngëtarëve të njohur në Shqipëri si “Tre muskëterët”: Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi. Mjeku Pëllumb Pipero ka zbuluar mesazhin e pazakontë, duke thënë se ata i kanë dhuruar 500 maska Infektivit, në shenjë solidariteti në këto ditë.
“Para dy ditësh më erdhi një mesazh i pazakontë: ”Unë jam Elton Deda, një muzikant dhe kantautor. Së bashku me Sandër Gjokën dhe Redon Makashin, nga një fond modest që kemi hequr nga 2 koncerte tona në Greqi duam t’i dhurojmë Infektivit 500 maska KN-95. Kemi dëshirë që mos t’ju pengojmë, ditën e mërkurë, pra pasnesër. Nëse i pranoni më thuaj një orar të përshtatshëm për t’ua dorëzuar. Me shumë respekt, Toni”, shprehet Pipero.
“Sot Toni, Redoni dhe Sandri dhuruan në Farmacinë Qendrore të QSUT, për shërbimin e sëmundjeve infektive, maskat e premtuara. Mirënjohje për ju që na dhuroni emocione pafund jo vetëm me muzikën dhe këngën tuaj, por dhe me këtë gjest shumë fisnik!”, thotë Pipero. /
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI