Pasditen e kësaj të hënë rreth orës 18:30 në Drimadhes (Dhërmi) në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qendruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues.
Dyshohet se mjeti ujor mund të jetë mbytur si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.
Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar. Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 15 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.
Në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga posht Jahtit në një nga tapat kryesore të tij.///
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre