E ndërtuar në shpatin e malit të Këndrevicës në Nivicë të Tepelenës, bujtina “Xhebro” është një vend i përsosur ku mund të kaloni një fundjavë relaksi mes natyrës përrallore me livadhet e gjelbra dhe ajrin e pastër.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale foto nga ambientet e këtij agroturizmi, i cili ka përfituar mbështetje edhe përmes programeve të AZHBR-së.

“Një investim familjar mbështetur dhe nga qeveria përmes programeve të AZHBR, kjo bujtinë ka edhe baxhon ku prodhohen lloje të ndryshme djathrash nga qumështi i freskët i sjellë çdo mëngjes nga barinjtë e fshatit”, shkruan Rama.
Mbështetja për agroturizmin dhe programi i “100 Fshatrave” kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar.
Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve, për të siguruar cilësi dhe për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona.
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade