SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.

Informacion paraprak. Është gjendet i pajetë sot në det, në afërsi të Ksamilit trupi i një peshkatari. nga kjo qytezë.

Policia bëri te ditur se “Sot, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Mihal Zoi., 61 vjeç, peshkatar.

Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje dyshohet se shtetasi ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë, pasi dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe mjetin lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./sarandaNews.al///

error: