Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e shtune në Himarë dhe në Kavajë, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë mbytur. Mësohet se një 66-vjeçar ka pësuar infarkt teksa ishte duke u larë në det dhe për pasojë është mbytur. Nga ana tjetër, një 66-vjeçar tjetër është mbytur në Kavajë, në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi paraprak i policisë:
Rreth orës 17:33, shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë. Grupi hetimor nshkoi në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak/Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI