/ Policia Kufitare dhe Migracionit në Shqipëri nga sot do të ketë një flotë të re varkash dhe mjetesh.
Në një ceremoni të veçantë, Bashkimi Evropian i dorëzoi autoriteteve shqiptare 5 varka patrullimi dhe 2 automjete vëzhgimi, në prani të të ngarkuarit me punë të delegacionit të BE-së në Shqipëri, Alexis Hupin dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Siguria e Shqipërisë ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e Evropës”, theksoi delegacioni i BE në Tiranë në një postim në rrjetet sociale.
“Në 6 vitet e fundit, BE mbështeti modernizimin e zbatimit të ligjit dhe doganave shqiptare me 30 milionë euro. Sot, ne qëndrojmë në krah të Shqipërisë duke rritur kapacitetet e saj të kontrollit kufitar dhe operacionet e kërkim-shpëtimit”, nënvizoi delegacioni i BE-së. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI