Nesër pritet të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për zhvillimin e tubimit përpara kryeministrisë.
News 24 bën me dije se për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës.
Vendosja e uniformave blu do të jetë e ngjashme me protestat e mëprshme të opozitës, ku një kordon me punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja do të krijojë perimetrin e sigurisë rreth kryeministrisë, ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë nga mbrapa për të mbikëqyrur situatën.
Për sa i përket kufizimeve në qarkullimin rrugor, do të ketë që prej orës 16:00 ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark”.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat